Policia e Tiranës ka vënë në pranga Endri Karimanllari, pasi së bashku me një rrjet të strukturuar mashtuesish në hapësirën virtuale, 22 vjeçari ka përfituar mijëra euro në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë pikërisht për skemën kriminale që u evidentua në 7 korrik të vitit 2020, ku u arrestua 10 anëtarë të grupit të mashtrimit kibernetik e dnërkohë u shpall në kërkim kombëtar Endri Karimanllari, i cili vijoi arratinë për më shumë se një vit.