Një shqiptar i Kosovës me nënshtetësi kosovare-kroate është vënë në prangat e plicisë në Kosovës, pasi është kapur në pikën kufitare me Serbinë në Merdar me 10 kilogramë drogë. Bëhet me dije se sasia e drogës kapte vlerën e 250 mijë eurove dhe destinacioni i saj ishin vendet e Bashkimit Europian. Drejtori i Antidrogës në Policinë e Kosovës Reshat Murseli në një konferencë për media dha detaje nga operacioni i policisë.