Policia e Lezhës në bashkëpunim me Interpol Tiranën arrestuan një 38 vjeçar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Në kuadër të operacionit të koduar “Torino” u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit E.D. 38 vjeç, banues në Lezhë.