Me urdhër të SPAK, RENEA-s, forcat e sigurisë kombëtare dhe policia e Durrësit ka kryer një operacion për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal. Rexhep Arapi, i njohur si Kep Arapi është arrestuar mëngjesin e kësaj të premte nga forcat speciale të Tiranës. Arrestimi i tij u bë në banesën e tij në Sukth ku ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.