Pesë tonë marijuanë u sekuestruan nga policia serbe gjatë një aksioni të zhvilluar në fshatin Konjuh, afër Krushevcit. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, kjo është kapja më e madh e drogës në Serbi deri më tani. Vlera e lëndës narkotike të kapur vlerësohet të jetë nga 7 deri në 10 milionë euro. Gjatë aksionit u arrestuan dy persona ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Përveç drogës, u gjetën edhe armë zjarri, të paktën katër pushkë automatike dhe një raketë, si dhe një shumë monetare prej rreth 12.700 eurosh.