Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave gjatë daljeve nga territori shqiptar. Si rezultat i kontrolleve të shtuara në bashkëpunim me autoritetet doganore, është sekuestruar shuma prej 30 mijë e 500 euro, ndërsa është proceduar penalisht një 66-vjeçar nga Tirana.