Një 40 vjecar me katër identitete, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle u arrestua në Lac nga forcat Operacionale. Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku alias Gjergj Ruqja alias Gjergi Ruqja u arrestua pasi Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana në Spanjë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Krime kundër shëndetit publik, “Kultivim i bimëve narkotike”, "Pjesëmarrje në organizatë kriminale" dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”. Gjoka dyshohet se ka qenë i përfshirë në një grup kriminal dhe ndihmonte anëtarët e saj për të gjetur ambiente apo për ti marrë ato me qira, me qëllim përshtatjen e tyre në një hapësire për kultivimin e kanabisit.