Një 15-vjeçar me iniciale E.S. është kapur në flagrancë në Mirditë teksa transportonte amrë dhe municion luftarak. I mituri u vu në pranga falë operacionit policor i koduar Sinjali, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore. 15-vjeçari, banues në Burrel, u arrestua në flagrancë, në afërsi të fshatit Fang, teksa transportonte 3 granata, 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, të cilës iu referuan materialet procedurale për rastin, po kryhen hetime për të provuar qëllimin e transportimit të këtyre sendeve, nga 15-vjeçari, si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.