Një vjedhje në një banesë ka çuar në arrestimin e dy personave në Tiranë. Ngjarja është regjistruar në rrugën “Zihni Sako”, ku autorët kanë mundur të marrin një kasafortë me sende me vlerë, në të cilën sipas policisë kishte edhe një armë zjarri, e cila mbahej me leje nga pronari i banesës. Dy të dyshuarit, 45 dhe 48 vjeç, u kapën menjëherë pas ngjarjes. Gjatë kontrolleve, u zbulua edhe një ambient i fshehur që përdorej si biznes, ku dyshohet se njëri prej tyre merrej me përshtatjen e çelësave për hapjen e bravave të apartamenteve. Hetimet tregojnë se të njëjtët persona mund të jenë përfshirë edhe në vjedhje të tjera në Durrës dhe në zona të tjera të Tiranës, ku kanë marrë para dhe sende me vlerë. Në total, policia ka sekuestruar një kasafortë, sende të ndryshme, dy makina dhe një motor me vlerë rreth 30 mijë euro.