Një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit që përfshin shtetase nga Kina është goditur nga strukturat e policisë në Tiranë. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua një shtetase kineze 47-vjeçare, e dyshuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Gjithashtu, u proceduan penalisht dy shtetase të tjera kineze, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.