re persona kanë rënë në prangat e policisë të Tiranës, pasi janë kapur në flagrancë në rrugën "Myslym Shyri", me një sasi lënde narkotike. Shërbimet e policisë kanë gjetur gjatë kontrollit fizik të shtetasit Paulo Shyti 1 kg e 130 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Ndërkohë janë arrestuar dhe dy persona të tjerë, Xhelo Ajasllari dhe Ervin Rakipi. Gjatë ndërhyrjes së policisë, ky i fundit nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga uniformat blu.