Një 35-vjecar shqiptar është arrestuar mga policia greke pasi është kapur me një sasi të madhe droge dhe armë zjarri. Operacioni i policisë është zhvilluar pasditen e së martës në Patra. Raportohet se gjatë kontrolleve të ushtruara në tre banesa janë gjetur dhe sekuestruar në total në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg marijuanë, rreth 800 gram kokainë, 1 armë zjarri dhe një peshore elektronike, e cila mendohet se përdorej për matjen e sasisë së drogës. Mësohet se krahas shqiptarit të arrestuar, në prangat e policisë ka rënë dhe një shtetase bullgare.