Dy të rinj, të cilët kryenin grabitje nën kërcënimin e armës, në Kavajë, Tiranë, Krujë, Kukës dhe Pukë, janë vënë në prangat e efektivëve të policisë së Kavajës. Dy shtetasit, Besjan Dedaj nga Fushë Kruja dhe Sajmir Voka nga Tirana, kërcënuan me armë administratorin e lokalit për të mos kallëzuar krimin dhe vodhën nën kërcënimin e armës celularët e katër klientëve në lokal.