Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë kanë intensifikuar kontrollet përgjatë kufirit, në kuadër të masave për parandalimin e lëvizjeve të paligjshme dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i këtyre kontrolleve, katër persona u ndaluan gjatë tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.