Një operacion i Policisë së Durrësit, i koduar "Masa", ka çuar në arrestimin e dy personave, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për një të tretë, i dyshuar si bashkëpunëtor në vjedhje të organizuara gjatë natës. Operacioni u finalizua nga specialistët për Hetimin e Krimit, të cilët zbuluan se dy të arrestuarit kishin thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe ishin përfshirë në aktivitete kriminale, duke kryer vjedhje në lokale të ndryshme në Durrës.