Uniformat blu në Tiranë, kanë finalizuar operacionin antidrogë “Furnitorët”, duke vënë në pranga dy të rinj 27-vjeçarë, pasi akuzohen se furnizonin me drogë shitësit e lëndëve narkotike në kryeqytet. Uniformat blu bëjnë me dije se droga iu jepej shtetasve të tjerë, për ta ndarë dhe shitur në doza në Tiranë të Re, Kombinat dhe Selitë.