Ky është momenti i shoqërimit në Komisariatin e Policisë nr.5 të dy shpërndarësve të lëndëve narkotike. Uniformat blu të Kamzës, kanë finalizuar operacioni policor të koduar “The bag”, duke vënë në pranga dy të rinj, 18 dhe 26 vjeç. Pas marrjes së informaciineve se dy shtetasit do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, uniformat blu kanë organizuar operacionin duke mundur arrestimin e dy të rinjëve në fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, me qëllim shitjen në Tiranë. Materialet procedural për rastin i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.