Dy shpërndarës të lëndës narkotike kanabis, ka rënë në prangat e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në Lezhë, falë operacionit ‘Terreni’. Si rezultat i kontrolleve për goditjen e rasteve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, brenda 24 orëve u arrestuan në flagrancë, një 22-vjeçar në fshatin Manati, ndërkohë që lëvizte me automjet për të shitur doza kanabisi dhe një 27-vjeçar. Ky I fundit u prangos në zonën e kalasë së Lezhës, ndërsa gjatë kontrollit fizik u është gjetur një sasi Cannabisi, që dyshohet me qëllim shitjen. Policia njofton se ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale, lëndën narkotike, 2 automjete dhe 5 celularë. Sakaq, materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.