Dy raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike janë evidentuar në Fier dhe Elbasan. Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar ‘Tempulli 2’, katër shtetas kanë rënë në pranga në Fier. Gjatë kontrollit personal dhe më pas në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhjetra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje.