Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare të Kosovës, pasi u kapën me 9 kg kokainë. Bëhet fjalë për shtetasit Elsaed Tirana dhe Elsajed Tallalli, të cilët u ndaluan në pikën kufitare të Vërmicës, pasi në automjetin e tyre u konstatua një sasi droge. Arrestimi I tyre erdhi si pasojë e një operacioni të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shërbimet e policisë kufitare bënë me dije se automejti tip Peugeot, I këtyre shtetasve u kalua për një kontroll më të imtësishëm, ndërsa gjatë skanimit u konstatua një hapësirë e dyshimtë në sedilen e pasme. Gjatë kontrollit të imtësishëm, policia gjeti dhe sekuestroi (8) kg, e (800.74) gram kokainë, të ndarë në pako në sedilen e pasme të mjetit. Sipas policisë, pakot ishin me simbole dhe ne njëren prej tyre shkruhej "Dior".