Marina meksikane ka sekuestruar në Paqësor 8.3 ton drogë, një sasi rekord e kapur në Meksikë në një operacion në det të hapur. Vlera e sekuestruar kap shifrën e 135 milionë eurove, tha Marina në një deklaratë, por pa specifikuar llojin e drogës. “Kjo është sasia më e madhe e drogës që është kapur gjatë një operacioni detar, nuk ka asnjë precedent të këtyre përmasave më parë”, thuhet në deklaratë.