Autoritetet britanike njoftuan sekuestrimin e 250 kilogramëve kokainë dhe arrestimin e tre shtetasve shqiptarë gjatë një operacioni kundër trafikut të lëndëve narkotike, që u ndërmor ditën e shtunë. Operacioni u ndërmor Agjencia britanike e Krimit të organizuar dhe Policia Metropolitane. Në njoftimin e shkurtër zyrtar, autoritetet britanike nuk bëjnë me dije identitetet e tre shqiptarëve të arrestuar, por pohojnë se ata janë që të tre rreth moshës 30 vjeç.