Një sasi e madhe marjuane, me një peshë totale prej 215 kg, e ndarë në 118 pako është kapur nga policia e Janinës. Oficerët kanë pikasur në aksin kombëtar Janinë – Kozan, një makine private, me drejtuese një shtetase shqiptare, e cila nuk iu është bindur sinjaleve të Policisë për tu ndaluar. Dy bashkëpunëtorë shqiptarë të saj po udhëtonin si eskortë me një tjetër makinë përpara saj.