16 emigrantë të paligjshëm u ndaluan nga policia kufitare e Korçës mbrëmjen e kësaj të hëne. Ata u kapën ndërsa ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom. Emigrantët të kombësive të ndryshme ishin fshehur për të kaluar natën ndërsa rezultoi se njëri prej tyre kishte probleme shëndetësore pasi kishte ndrydhur kembën. Menjëherë pas njoftimit nga policia kufitare, në vendngjarje mbërriti ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore.