Në përfundim të mbledhjes dy-ditore të qeverisë në Shëngjin, kryeministri Edi Rama paraqiti projektet të cilat do të jetë prioritetet e 2024. Në një konferencë me gazetarët, Rama njoftoi financim të brendshëm të Porto Romanos, ndërsa njoftoi devijimin e Hekurudhës me Kosovën nga Shkodra në Gjakovë e Prishtinë. Opozitës i mbylli derën e bashkëpunimit duke thënë se nuk do të negociojë me ata që nxisin përplasje për shkak të problemeve që Berisha ka me drejtësinë. Po ashtu nuk la pa thumbuar as Bashën e opozitën.