Pas kaosit të opozitës parlamentare në seancën plenare të 14 dhjetorit, deputetët e Partisë Socialiste i përcollën sekretariatit të etikës, kërkesën për masë disiplinore ndaj deputetëve Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli. Një ditë më parë, deputetët e përjashtuar të grupit Berisha-Bardhi tentuan të hynin në seancë duke kthyer oborrin e Kuvendit në fushëbetejën e tyre. Pati përplasje me punonjësit e gardës së republikës, dhe thyerje xhamash të derës të jashtme të parlamentit dhe gjithashtu përdorim të tymueseve gjatë votimit të ligjeve të sallën e seancave plenare.