Deputetët të Partisë Demokratike dhe të Rithemelimit janë mbledhur në kryesinë e Kuvendit për të mos lejuar mbledhjen e konferencës së kryetarëve, ku këtë të mërkurë është parashikuar nisja e diskutimeve për projektbuxhetin e vitit 2024 dhe paketën fiskale. Deputetët e opozitarë kërkojnë që të marrin pjesë në mbledhje, ndërsa një ditë më parë penguan edhe mbledhjen e Komisionit të Etikës. Kërkesat e opozitës janë pezullimi i përjashtimeve të gjashtë deputetëve një ditë dhe miratimi i kërkesave të tyre për komisionet hetimore dhe komisionin e reformës zgjedhore.