Fshati Zëmblak dhe Shamoll i Korcës u përballën me një gjendje të pazakontë mbrëmjen e së enjtes, ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, përrenjt dolën nga shtrati dhe përmbytën disa rrugë, por edhe banesa. Pamjet që ndiqni tregojnë rrugët e dy fshtarave të cilat u përmbytën totalisht, pas disa orësh reshje shiu. Përvec rrugëve, edhe varret u përmbytën thuajse totalisht, ku prurjet thuajse rrezikuan zhvendosjen e tyre.