Top News – Kaos në autostradat gjermane / ‘Çmendet’ Google Maps, gabimisht i tregon të mbyllura
30/05/2025 17:16

Konfuzioni mbizotëroi në autostradat gjermane të enjten, në fillim të një prej periudhave të pushimit, më të ngarkuara të vitit, pasi Google Maps gabimisht tregoi se pjesë të mëdha të tyre ishin të mbyllura. Njerëzit që përdorin shërbimin e navigimit rreth qendrave të mëdha urbane si Frankfurti, Hamburgu dhe Berlini në autostradat midis Gjermanisë perëndimore, veriore, jugperëndimore dhe qendrore u përballën me harta të mbushura me një mori pikash të kuqe që tregonin bllokim. Fenomeni preku edhe pjesë të Belgjikës dhe Holandës. Ata që mbështeteshin te Google Maps mbetën me përshtypjen se pjesë të mëdha të Gjermanisë ishin bllokuar. Situata u përkeqësua nga fakti se një numër i madh gjermanësh ishin në rrugë në fillim të një pushimi katër-ditor. Raportet çuan në bllokimin e rrugëve alternative dhe vonesa të gjata ndërsa njerëzit nxitonin të gjenin rrugë devijuese. Policia dhe autoritetet e kontrollit të trafikut rrugor u detyruan t'u përgjigjeshin një fluksi kërkesash ndërsa njerëzit i kontaktonin për ndihmë. Shoferët që përdornin aplikacione alternative si Apple Maps ose Ëaze, ose që ndiqnin lajmet e trafikut në radiot e tyre, morën një pamje krejtësisht të kundërt, duke reflektuar realitetin se trafiku vazhdonte lirshëm dhe rrugët ishin të hapura. Shkaku i këtij problemi është ende i paqartë. Një zëdhënës i Google i tha mediave gjermane se po shqyrtoheshin informacionet dhe kompania po përpiqej të kuptonte se cfarë kishte ndodhur.

Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47