Kambanë alarmi e konsideron kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaratën e kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Teksa opozita është e ndarë në qëndrim përballë Prokurorisë së Posaçme; me një pjesë që e quan SKAP e tjetra që publikisht e përkrah, mesazhi i Bashës shkoi edhe për politikën.