Diplomati më i lartë i Iranit deklaroi se armiqtë “kanë frikë” nga bomba e tij atomike, ndërsa refuzoi të ndalë programin bërthamor që vendi pretendon se është “paqësor”. Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi refuzoi të tërhiqej nga çështja e armëve bërthamore, pavarësisht presionit në rritje të SHBA-së për një marrëveshje që do të ndalonte zhvillimin e tyre. Duke folur para diplomatëve në një samit në Teheran, ai tha: “Unë besoj se sekreti i fuqisë së Republikës Islamike të Iranit qëndron në aftësinë e saj për t'i bërë ballë ngacmimit, dominimit dhe presioneve nga të tjerët. “Ata kanë frikë nga bomba jonë atomike, ndërsa ne nuk po kërkojmë një bombë atomike. Bomba jonë atomike është fuqia për t'u thënë jo fuqive të mëdha. Sekreti i fuqisë së Republikës Islamike është në fuqinë për t'u thënë jo fuqive”, tha ai. Araghchi këmbënguli se vendi nuk është frikësuar nga kërcënimet e Presidentit amerikan Donald Trump për të “përsëritur një Venezuelë” në Iran nëse ky i fundit nuk pranon një marrëveshje bërthamore.