Prokurori Klodian Braho është kandidati i parë i cili ka dorëzuar platformën për të pasuar Altin Dumanin në krye të Prokurorisë së Posaçme. Ai ka dorëzuar vizionin e tij për drejtimin e SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Braho aktualisht është shef seksioni për korrupsionin në Prokurorinë e Posaçme. Ai njihet si prokurori që ka hetuar një sërë dosjesh të rendësishme, si Gërdeci apo dosja 5D.