Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ende një emër kandidati për Bashkinë Kukës. Gjatë një deklarate për mediet nga selia blu, Berisha u shpreh se për kandidatin do të diskutohet së pari me aleatët ku do të shihen edhe modalitetet, nëse do ketë ose jo primare. Ndërkohë duke u ndalur tek paralajmërimi për krijimin e një grupi të ri parlamentar, i pyetur nëse ky hap është njohje indirekte e Lulzim Bashës si kryetar i PD, Berisha ishte i prerë. Sipas tij, Lulzim Basha përdoret nga Rama.