Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Dibrës, Rahim Spahiu ka denoncuar rivalin e tij të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Ismail Uka se me eksponentë të tjerë ka shkuar në qendrat e votimit dhe ka intimiduar zgjedhësit. Përmes një deklarate për mediat, Spahiu u shpreh se Uka ka thyer etikën dhe shkelur ligjin për zgjedhjet vendore.