5 ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurori Adnan Xholi ka shfaqur interes për këtë pozicion. Burime bëjnë me dije se Xholi e ka dorëzuar kërkesën këtë të premtes, teksa afati përfundimtar është në 2 nëntor.