Shpallet në kërkim kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim Etion Joka. 24 orë pas shfaqjes së videos, në të cilën ai shfaqej duke blerë vota, Policia kreu veprimet e para hetimore dhe vendosi shpalljen në kërkim të tij me akuzën për korrupsion, akuzë e dënueshme maksimalisht me 4 vjet heqje lirie.