Ish-kryeministri Sali Berisha, një herësh lideri historik i Partisë Demokratike, ka konfirmuar disa herë kandidimin e tij në garën për kreun e ri të PD, garë kjo e cila pritet të mbahet më 22 maj, siç edhe u vendos në Kuvendin e 30 prillit. Ndonëse është kërkuar që ai të bënte një hap pas në funksion të bashkimit të demokratëve, me përkrahjen në bazë, Berisha duke i vendosur për të vijuar, edhe pa përkrahjen e shumicës prej deputetëve.