Katër kandidatët për ambasadorë në Dubai, Zvicër, Turqi dhe në NATO prezantuan platformën e tyre përpara deputetëve të komisionit të jashtëm. Opozita nuk bie plotësisht dakord me listën e propozuar nga ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, pasi disa emra i konsideron “qokë politike”. Ridi Kadzadej, kandidati për ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe u shpreh se prioritet i tij do të jetë finalizimi i marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve.