Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, teksa pas diskutimesh të shumta, janë përcaktuar edhe kandidatët me të cilët forca qeverisëse do të përfaqësohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Prezantimi i emrave të kandidatëve për çdo bashki, është bërë nga drejtuesit e qarqeve përkatëse brenda Partisë Socialiste, të cilët dolën para mediave, për të sqaruar edhe arsyet e përzgjedhjes së tyre.