Partia e Lirisë miratoi listën e kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës. Në bazë të kritereve të përcaktuara, Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave përzgjodhi mes kandidaturave të propozuara nga strukturat e partisë dhe atyre të vetë propozuara për përfaqësim politik në listat e këshillit bashkiak. Më pas kandidatët i kaluan kryesisë së partisë për miratim.