Pas 30 vitesh kontribut politik, Erion Braçe shfaqet i sigurt në ambicien e tij për të garuar nën siglën e Partisë Socialiste për drejtimin e bashkisë së Tiranës. Testin e parë atë të matjes së pulsit të strukturave dhe qytetarëve, Braçe thotë se e ka kaluar me sukses dhe kandidatura e tij është përqafuar nga mbështetësit e forcës ku ka aderuar ndër vite.