AMA ka mbyllur aplikacionin ‘Kanali Im’, pas transmetimeve në mënyrë të paligjshme të kanaleve televizive shqiptare, ndërmjet tyre edhe programet ekskluzive të Digitalb, duke i vjedhur ato. Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi njofton se pas një procesi verifikimi nga ekipet e inspektimit, për shkak të shkeljes së të drejtave të transmetimit, me kërkesë të tyre aplikacioni është hequr nga platforma Google Play Store.