Kërcënimet e jashtëzakonshme të Donald Trump kanë zemëruar kanadezët dhe evropianët, dhe ideja e një lloji të ri aleance transatlantike po fiton terren. Joachim Streit nuk ka shkelur kurrë në Kanada. Por kjo nuk e ka ndaluar politikanin gjerman të nisë një fushatë të fortë që vendi i Amerikës së Veriut të bashkohet me BE-në. "Ne duhet ta forcojmë Bashkimin Evropian", thotë Streit, i cili vitin e kaluar u zgjodh anëtar i parlamentit Evropian. "Dhe unë mendoj se Kanadaja, siç thotë edhe kryeministri i saj, është vendi më evropian jashtë Evropës".