Obeziteti duhet të përcaktohet nga shëndeti i një personi, jo vetëm nga pesha e tyre – thotë një udhëzim i ri klinik në Kanada. Ai po ashtu i këshillon mjekëve të shkojnë përtej thjeshtë rekomandimit të një diete dhe ushtrimeve. Në fakt, ata duhet të fokusohen tek rrënjët që shkaktojnë fitimin e peshës dhe një analizë të plotë të shëndetit. Udhëzimi që është botuar në revistën e shoqatës mjekësore të Kanadasë, specifikisht kritikon stigmën ndaj pacientëve të lidhur me peshën në sistemin shëndetësor.