Ligji për kultivimin e kanabisit mjekësor kaloi me debate në komisionin e ekonomisë. Deputeti socialist, Erion Braçe u shpreh me rezerva për mungesën e kufizimit ligjor për sipërfaqen e kultivimit. Sugjerimi i Braçes u mirëprit nga kryetari i komisionit, Eduard Shalsi i cili tha se do të pasqyrohet në një nen propozimi për kufizimin e sipërfaqes së kanabisit të kultivuar. Por opozita e sheh të gjithë projektligjin me skepticizëm.