Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas aksionit të Policisë së Shtetit, e cila zbuloi një parcelë me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr. Përmes një postimi në Facebook, Berisha e cilëson ngjarjen një skandal të turpshëm e të pashembullt në historinë e ushtrisë shqiptare. Ai shtoi se kjo dëshmon shndërrimin e ushtrisë në një ushtri të talebanëve dhe jo ushtri e një vendi anëtar të NATO-s.