Tre ligjet e kundërshtuara nga opozita ai për legalizimin e kanabisit, për punësimin e detyruar të studentëv të mjekësisë dhe ai për Akademinë e Shkencave hynë në fuqi, pas heshtjes së Presidentit Bajram Begaj, që as i dekretoi brenda afatit, por as i ktheu ata për rishqyrtim në parlament. Të hënën ishte afati i fundit ligjor, që Begaj të shprehej me firmë pro ose kundër tre nismave të kontestuara të socialistëve.