Në kuadër të zbatimit të planit policor kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut. Falë përdorimit të dronëve dhe informacionit të siguruar nga burime policore, u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie të paligjshme, në fshatin Libofshë.