Sulmohet me armë zjarri një lokal në bulevardin “Donald Trump”, në Kamëz. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit, kur lokali ishte i mbyllur dhe nga të shtënat janë thyer vetëm xhamat e tij. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, teksa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e sulmit.