Punimet në portin e Shëngjinit janë përshpejtuar. Sipas Sindikatës së Policisë së Italisë, në Shëngjin kanë përfunduar punimet për hotspot-in, ndërsa po finalizohen ato të Qendrës së Pritjes në qytetin e Gjaderit. Sipas Sindikatës, shërbimet do të drejtohen nga një Menaxher i Lartë, dy Menaxherë të Parë dhe Zyrtari Ndërlidhës me Shqipërinë.